Politika e Privatësisë & Politika e Kthimeve – Gjini Home
Mirë se vini në faqen zyrtare të Gjini Home. Mbrojtja e të dhënave tuaja personale dhe transparenta në procesin e blerjes janë përparësia jonë, prandaj më poshtë gjeni të gjitha politikat tona të privatësisë dhe kthimeve.
1. Politika e Privatësisë
1.1. Mbledhja e të dhënave
Ne mbledhim vetëm informacionet e nevojshme për realizimin e porosisë ose ofrimin e shërbimit, si:
- Emri dhe mbiemri
- Adresa e dorëzimit
- Numri i telefonit
- Email-i
- Të dhëna të domosdoshme për komunikim dhe përpunim të porosisë
1.2. Qëllimi i përdorimit të të dhënave
Të dhënat tuaja përdoren vetëm për:
- Përpunimin e porosisë
- Dorëzimin e produktit
- Komunikim për konfirmimin ose detaje shtesë
- Përmirësim të shërbimeve tona
Ne nuk i shpërndajmë, shesim apo publikojmë të dhënat tuaja, përveç rasteve ku kërkohet ligjërisht ose për qëllime të transportit.
1.3. Siguria e të dhënave
Të gjitha informacionet tuaja ruhen në mënyrë të sigurt dhe nuk përdoren për asnjë qëllim tjetër përveç atyre të përmendura më sipër.
1.4. E drejta juaj për qasje dhe fshirje
Ju keni të drejtë të kërkoni:
- Qasje në të dhënat që kemi ruajtur
- Përditësim të tyre
- Fshirjen e të dhënave personale nga sistemi ynë
Kërkesat mund t’i bëni në çdo kohë nëpërmjet kontaktit zyrtar.
2. Politika e Kthimeve dhe Rimbursimeve
Ne synojmë t’ju ofrojmë produkte cilësore dhe një eksperiencë të kënaqshme blerjeje. Në rast pakënaqësie, ju mund të përfitoni nga politika jonë e kthimit sipas kushteve të mëposhtme.
2.1. Afati i kthimit
Kthimi i produktit mund të bëhet brenda 48 orëve nga momenti kur e keni pranuar porosinë.
2.2. Gjendja e produktit
Që një kthim të pranohet:
- Produkti duhet të jetë i papërdorur,
- I pastër dhe në gjendje të pandryshuar,
- Në paketimin origjinal.
Produktet e përdorura, të dëmtuara nga konsumatori ose pa ambalazh nuk pranohen për kthim.
2.3. Shpenzimet e kthimit
Kostot e transportit për kthimin e produktit mbulohen nga klienti.
2.4. Ku mund të bëhet kthimi?
Kthimi mund të realizohet:
- Fizikisht në dyqin tonë, ose
- Përmes transportuesit, sipas marrëveshjes paraprake.
2.5. Si të kërkoni kthim?
Për të nisur procedurën e kthimit, kontaktoni ekipin tonë përmes njërës prej metodave më poshtë:
- Rrjeteve sociale
- Telefonit: 038 563 563
- Email-it: gjini@gjinicarpet.com
Stafi ynë do t’ju udhëzojë hap pas hapi për procesin.